Arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi. Ai është vënë në pranga vetëm pak orë pasi dha dorëheqjen zyrtarisht nga posti i rëndësishëm që mbante.
Urdhri i arrestit është zbatuar nga oficerë të Policisë së Shtetit ditën e sotme. Berberi, prej rreth dy javësh, po hetohej nga SPAK për disa afera korruptive.