Është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish- president i Republikës. Ndërkohë, të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Ilir Metës. Mësohet se kreu i PL është ndaluar nga agjentët e BKH të asistuar nga policia. Raportohet se ai ka qenë ne hyrje te Tiranës, prane Casa Italia.
Ilir Meta ka qenë duke udhëtuar me makinë kur e kanë ndaluar, ndërsa ishte i shoqëruar edhe me disa persona të tjerë. Meta ishte nisur drejt selisë së Partisë së Lirisë, ku ai kishte parashikuar të mbante edhe një konferencë për mediat.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.
Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA.