Arrestohet Arbër Cekaj në Gjermani, raporton News24. Ai eshte pronari i kompanise Arbri Garden e cila ishte porositesja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda te cilit u kap sasia rekord e kokaines ndonjehere ne vendin tone.
HETIMET
Arbër Çekaj, pronari i ngarkesës me banane ku u zbulua 613 kg kokainë, është hetuar edhe rreth 2 vite më parë, si i dyshuar për përfshirjen në trafikimin e kokainës. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në dhjetor të vitit 2015, kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Çekajt i janë kapur 90 kilogram kokainë në Ekuador.
Për këtë rast, Policia pati referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datë 22 dhjetor 2015, me numër protokolli 12041 dhe 12041/1. Ndërsa në janar të vitit 2016, pas referimit të materialeve, Çekaj është shoqëruar me iniciativën e Policisë për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast trafikimi, që në fakt ishte parandaluar që në vendin e origjinës. Megjithatë, hetimet për këtë rast zgjatën vetëm disa muaj dhe më pas çështja mbeti pezull në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku dosja u arkivua.
Por pas zbulimit të 613 kg kokainë, në magazinat e kompanisë së tij në Maminas, që kësaj here kishte ardhur nga Kolumbia, dosja e dy viteve më parë është hapur duke iu bashkuar procedimit të fundit, për të cilin Arbër Çekaj është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I POLICISË
Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.
Arber Çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kuader te operacionit “last snow”.
U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.