Nje person ka humbur jetën brenda baneses se tij, pasi ajo u shkrumbua nga flakët. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë. Sipas te dhenave te para te policse, ka humbur jetën shtetasi me iniciale S. D., 82 vjeç, qe ka qene brenda shtepise dhe nuk ka mundur te dale dot.
Këlcyrë/Informacion Paraprak.
Rreth mëngjesit, në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç. Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.