Bardh Spahia edhe zyrtarisht kryetar i Bashkisë Shkodër. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka dhënë mandatin e kryebashkiakut Spahisë që u zgjodh me 6 mars 2022.
Vlen të theksohet se nuk ka patur asnjë kontestim nga përfaqësues të partive politike në KQZ. Administrata e KQZ ka bërë disa korrigjime në raportimin e ardhur nga KZAZ- të, duke i paraprirë shpalljes së rezultatit.
Bardh Spahia i “Shtëpia i Lirisë” ishte më i votuari nga shkodranët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për Bashkinë e Shkodrës. Ai la pas Majlinda Angonin e PS- së dhe Xhemal Bushatin e PD- së, duke marrë mbi 43% të votave.
Me zyrtarizimin si kryetar i Bashkisë së Shkodrës nga KQZ- ja, do të merret vlefshmëria e mandatit nga Gjykata e Shkodrës për të vijuar me konstituimin në një mbledhje të posaçme të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Më pas do të ulet në karrigen e kryebashkiakut, duke zëvendësuar kryebashkiaken aktuale Voltana Ademi.
ShkodraWeb uron z. Bardh Spahia për fitoren e detyrën. Sukese për të mirën e Shkodrës e shkodranëve.