Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku ka humbur jetën një grua. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në “Misto mame”, ku një automjet tip “Benz” ka marrë përpara një grua. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe kalimtarja ka ndërruar jetë menjëherë.