Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në orët e para të pas mesditës në Bashkinë Vau Dejës. Një i mitur 14 vjeç, ka gjetur vdekjen, teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.