Një çift, burrë e grua, janë arrestuar nga “Shqiponjat” e Shkodrës në Hanin e Hotit gjatë një aksioni. Me një mjet “Sharan” ata po përpiqeshin të kalonin drejt Malit të Zi një sasi hashashi.
Sipas dëshmitarëve që raportojnë për ShkodraWeb, mësohet se sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar dhe është gjetur në mjetin me të cilin udhëtonin.
Po sipas të njëjtave burime, sasia e kapur është rreth 8 kilogram. Menjëherë burrë e grua janë prangosur dhe kanë nisur veprimet proceduriale.
Pritet që policia e Shkodrës të dalë me një deklartë për shtypi për mediat.