Ish- kryeministri Berisha njoftoi një konferencë për mediat ditën e sotme. Njoftimin e ka bërë në faqen e tij në Facebook duke ftuar mediat të jenë të pranishme.
“Sot ne oren 19:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne Hotel Rogner. Ftoj te gjitha mediat, sipas deshires, te jene te pranishme! sb”, shkruan Berisha.
Ish- kryeministri Berisha organizoi konferencë për mediat në të njëjtin vend pasi us shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes vendimit të sekretarit Blinken.
Ditën e sotme është njoftuar dorëzimi i 4200 firmave për thirrjen e Kongresit Kombëtar e mbase Berisha do ta ketë pikërisht këtë temë të daljes së tij para gazetarëve.