Një 77-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në plazhin e Talës në Lezhë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:06 në bregdet. Pavarësisht ndihmës së parë, i moshuari me iniciale Z.Z. ka ndërruar jetë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:05 , në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.