Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Ç., 54 vjeç, banues në Kryezi, Fushë Arrëz, pasi paraditen e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në aksin rrugor “Fushë Arrëz – Qafë”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. A., 67 vjeç. Për shkak të dëmtimeve të marra, 67-vjeçari po merr asistencë të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Grabom, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të rrymës elektrike të shkarkuar nga kushtet atmosferike (shkarkim rrufeje), ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, banesa në pronësi të shtetasit Z. P.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.