Një grup deputetësh anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, përkrahës të Sali Berishës janë nisur këtë te enjte për të dytën ditë me radhë drejt selisë së PD-së.
“Sot nga ora 11.00-12.00 do te kete vizita tek Selia”, thuhet në njoftimin e Grupit për Rithemelimin e PD.
Një ditë më parë, Komisioni i Rithemelimit ishte në selinë e PD- së por pa mundur të futet në mjediset e brendshme.
Siç dihet, të shtunën me 8 dhjetor, i njëjti organ ka thirrur një protestë kombëtare para selisë blu në Tiranë për të kërkuar lirimin e zyrës nga Lulzim Basha.