Përplasja e dy mjeteve ka qenë fatale për një shtetas. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën në aksin Lezhë- Milot, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Trieshit. Si pasojë, ka humbur jetën akoma në rrethana të paqarta një shtetas, i identifikuar si Arjan Bejtja, punonjës i burgut të Shënkollit. Ndërkohë, tre të tjerë kanë mbetur të dëmtuar nga përplasja e fortë, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Uniformat blu janë në vendngjarje dhe pritet të japin më shumë detaje për ngjarjen e rëndë.