Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë orëve të para të mëngjesit. Në njërën prej banesave ku ka ndodhur shpërthimi ka qenë tepër i fortë. Eksplozivi është vendosur në portën e jashtme të shtëpisë dhe si pasojë e këtij shpërthimi janë dëmtuar disa banesa.
Vendndodhja e shpërthimit ka qenë në një pallat përballë policisë në lagjen Karabash. Shpërthimi i dytë ka ndodhur në një banesë pranë Bashkisë së qytetit, por famtirësisht në të dyja rastet nuk ka të lënduar.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 30 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
_____
Gjithashtu, më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme.