Një person dyshohet se ka humbur jetën sot në Rrëshen, pas të shtënave me ar.më zjarri. Ka humbur jetën Kastriot Reci, pronar i nje TV lokal në Lezhë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit si dhe në Rrugën e Kombit. Disa vite më parë, është vra.rë në Itali edhe vëllai i tij, me të cilin (djathtas) shihet në foton poshtë.
Mirditë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vr.arë me ar.më zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.