Një ngjarje e rëndë aksidentale është regjistruar në fshatin Ducaj, Njësia Administrative Shkrel në Malësinë e Madhe.
Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se dy shtetas në moshtë të re, jane dëmtuar teksa prisnin dru në zonë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Të plagosurit, janë nisur me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku njëri prej tyre ka mbërritur i pajetë.
Sipas policisë, në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi Mondi Makaj, 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali. Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.