Një 15-vjeçare, M.SH., është gjetur e vetëvaruar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Skenderbeg, mbrëmjen e sotme.
Ende nuk dihen shkaqet qe kanë çuar 15-vjeçaren të kryeje ketë akt të rendë ndërsa familjaret e kanë gjetur të varur dhe pa shenja jete.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.