Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur para pak minutave në kryeqytet. Informacionet paraprake nga vendngjarja bëjnë me dijes e në Tiranë ka ndodhur një vrasje me armë zjarri pas një sherri në lagjen ‘5 Maji’.
Viktima është identifikuar si Mehmet Qema, 27 vjeç dhe ka ndërruar jetë në spital.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.
Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit