Kelmend Balili nis tashmë “lojërat” proceduriale me sistemin e drejtësisë, para të cilit u vetëdorëzua. Personi i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, ka kërkuar të dalë sot para togave të zeza. Në seancë paraprake, ai ka paraqitur edhe një kerkesë konkrete.
Mësohet se në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca paraprake ndaj Kelmend Balilit, ndërsa mësohet se avokati i tij, ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar.
Seanca filloi pa praninë e vetë Balilit dhe për shkak të kësaj kërkese, gjykata shtyu seancën për të bërë të mundur praninë e tij. Për të filluar në orën 13:30 dhe aktualisht, Krimet kaluan çështjen në gjykim me katër akuzat.