Europol ka vënë në pranga 17 shqiptarë të cilët dyshohen si të përfshirë në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe heroinës në Gjermani dhe Belgjikë.
Në operacionin e zhvilluar mes autoriteteve gjermane dhe atyre Belge ku morën pjesë rreth 300 forca policie, janë arrestuar 17 shqiptarë, 15 në Belgjikë dhe 2 në Gjermani pasi është konstatuar se ata ishin të përfshirë në bandën e drogës e cila ishte e specializuar në trafikun e heroinës dhe kokainës.
Hetuesit kanë zbuluar se droga po kontrabandohej në kontejnerë në Belgjikë, përpara se të transferohej në Gjermani dhe më pas do të shpërndahej në të gjithë Evropën.
Rezultatet e ditës së aksionit
26 kërkime pronësie (21 në Belgjikë, 5 në Gjermani)
17 arrestime (15 në Belgjikë, 2 në Gjermani)
Konfiskimet përfshijnë:
Një plantacion i brendshëm i kanabisit
15 kilogramë kanabis
3 kilogramë drogë sintetike dhe 3 kilogramë kokainë
13 automjete, shumica të pajisura me ndarje profesionale të fshehura
3 armë zjarri
Mbi 700 000 euro në para të gatshme
Autoritetet e mëposhtme morën pjesë në hetim:
Gjermani : Policia gjermane në Bielefeld dhe Paderborn
Belgjikë : Policia Gjyqësore Federale në Bruksel dhe Zyra e Gjykatës dhe Prokurorisë Hetuese e Brukselit