Festivali i Këngës “Lulebore” që organizohet nga Bashkia e Shkodrës, ka ulur siparin në edicionin e tij të 8- të. Për dy netë me radhë, salla e teatrit “Migjeni” ka terhequr interesin e spektatorëve shkodrane dhe jo vetëm që shijuan 18 këngët e tij.
Më natën e të shtunës, juria e kryesuar nga këngëtari i mirënjohur shkodran Bashkim Alibali, ka bërë përzgjedhjen e vet.
Fitues është shpallur Gjergj Kaçinari, duke “rrëmbyer” çmimin e këtij edicioni. Çmimin “Simon Gjonit”, në nderim të kompozitorit të këngës “Lulebore” që ka pagëzuar festivalin, e mori këngëtarja Ea Zogaj. Festivali është regjistruar nga RTSH dhe do të shfaqet në vijim për ata që nuk kanë mundur ta ndjekin në sallë.