Përfshihet nga flakët një apartament në katin e 4-ët të një pallati në Shkodër.
Ngjarja është verifikuar në lagjen “Parrucë” të qytetit, në një bllok pallatesh të ndërtuara para 1990- ës.
Efektivët zjarrëfikës janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Sipas konstatimeve të para, dyshohet se shkak i zjarrit ishte një shkendijë elektrike.
Përveç dëmeve të shumta materiale, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga flakët.