Para pak minutave është njoftuar për shfaqje të flakëve në një zonë në Gurin e Zi. Sipas informacioneve të para, flakët janë parë në malin e Sheldisë, një zonë ku as makinat zjarrëfikëse nuk mund të arrijnë për shkak të terrenit të thyer. Vendngjarja është në kufi me fshatin Rragam. Mësohet se afër këtij vendi, ka vetëm një banesë, ndërsa të tjerat janë mjaft larg dhe nuk rrezikohen.