Një zjarr ka përfshirë një shtëpi në fshatin Lotaj të Shalës, në zonën e thellë malore të Dukagjinit, pjesë e Bashkisë së Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake nga zona, mësohet se është djegur shtëpia e Ndrec Lulash Koceku. Në atë zonë, është krejtësisht e pamundur të ndërhyhet nga mjete dhe forca të MZSH-së Shkodër për shkak të terrenit të vështirë malor, rrugës dhe distancës nga qyteti.
Referuar burimeve nga zona, shkak i shfaqjes së flakëve ka qenë energjia elektrike. Edhe pse duhet që konkluzionet ti japin specialistët, paraprakisht informohet se zjarri ka ardhursu pasojë e masës fazë- fazë në rrjetin e furnizimit me energji elektrike. Ndërsa raportohet për dëme materiale, fatmirësisht nuk raportohet për dëmtime në njerëz. /ShkodraWeb Media/