Pak minuta më parë forcat “Shqiponja” të Shkodrës, kanë përmbyllur një tjetër aksion. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje që raportojnë për ShkodraWeb, në Pedonalen “Kol Idromeno”, pranë hotel “Colosseo”, kanë vënë në pranga një person.
Me shumë mundësi, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera, bëhet fjalë për ndonjë person të shpallur në kërkim, i cili bie në duart e “Shqiponjave” të Shkodrës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, personi i arrestuar ishte rreth 32 vjeç dhe nuk ka patur mundësi të reagojë përballë efektivëve. Pas informacioneve të siguruara nga ShkodraWeb, mësohet se personi ishte në kërkim për kultivim bimësh narkotike, është nga Mazreku i Gurit të Zi dhe inicialet e tij janë Leonard Ndoja me banim në qytetinb e Shkodrës.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, menjëherë kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
Leonard Ndoja 32 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 20.12.2020, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.