Një tjetër ngjarje e rëndë në plazhet shqiptare. Mësohet se një 30- vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Sipas informacioneve paraprake, ai u mbyt në zonën e Vilunit. 30- vjeçari ka hyrë për të shpëtuar të fejuarën e tij në ujë në lagunën e Vilunit por u mbyt për vete. Mësohet se viktima është Ervid Palaj nga Dajçi. Ky është rasti i dytë që mbytet një pushues në plazhin e Velipojës për këtë sezon.