Ardian Hoti, gazetari i njohur i RTSH Shkodra, nga dita e sotme është pjesë e kabinetit të kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci.
Bëhet me dije se nga dita e sotme, 58- vjeçari Adrian Hoti është emëruar këshilltar i Kryetarit të Bashkisë. Ky emërim vjen pas rreth 30 viteve karrierë në gazetari të kolegut Hoti. Deri tani, Hoti ka mbajtur pozicionin e kryeredaktorit të RTSH Shkodra (Radio Shkodra)
ShkodraWeb i uron suksese në detyrën e re kolegut Adrian Hoti.
Jetëshkrimi i Adrian Hoti
ARSIMI:
2011 - Diplomë Master- Niveli i dytë, në Shkencat e Komunikimit, Universiteti Europian i Tiranës, maj 2011, Tiranë, Shqipëri.
1998 – I diplomuar për Drejtësi, Fakulteti “Drejtësia”, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri.
EKSPERIENCË PROFESIONALE
2007- Kryeredaktor në vazhdim në RTSH Shkodra.
1993 – 2007 – Gazetar në Radio Shkodra – RTSH
1998 – 2011 – Korrespondent i BBC-së në Shqipëri, për rajonin verior të Shqipërisë.
(Me kohë të pjesshme)
2008-2009 – Moderator në edicionet e Lajmeve “Televizioni Publik” RTSH.
(Me kohë të pjesshme)
BOTIME:
Autor i librit “GJURMË ZËRASH”, permbledhje intervistash me personalitete të Shkodrës. Botuar në maj 2018. Botimet Fishta, Shkodër. ISBN: 978-9928-222-46-6
VLERËSIME:
– Fitues i çmimit “SOROS” në gazetari, për Radiofoninë kronike më të mirë të viteve 1999, me “Shkodra qyteti i braktisur nga intelektualët”. Konkursi Kombëtar, organizuar nga Qendra e Trajnimit Media Soros.
– Fitues i çmimit “Hamit Boriçi” si: “Preantuesi më i mirë i edicioneve informative” në televizionet e Shkodrës.” organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
CERTIFIKIME:
1995 – 1998 Pjesëmarrës në disa Workshope trajnuese për gazetarët e radiove, organizuar nga agjencia gjermane GTZ.
Tetor, 1996 Trajnim dyjavor në Gjermani, organizuar nga GTZ.
Tetor 1999 – Shkurt 2000 Kurs formues për Gazetarë Radiofonikë nga Radio Dojce Wele
dhe Instituti Shqiptar i Medias të Zvicrës dhe Instituti
Shqiptar i Medias.
Nëntor 2000- Tetor 2001 Kurs “Lajme dhe informacione aktuale”, Tiranë nga Radio Dojce Wele dhe Instituti Shqiptar i Medias, organizuar nga Kursi i Gazetarisë i pjesës italiane të Zvicrës dhe Instituti Shqiptar i Medias.
October, 12-14, 2005 “Cooperative planning Training Program”, Partners-
Albania, Center for change and conflict management
2006 Trajnim “Gazetaria Investigative dhe Kompjuteri
në ndihmë të Gazetarit”, Instituti Shqiptar i Medias
2009 Trajnim “Teknikat e Gazetarisë Investigative”, USAID
2010 Trajnim “Çështjet e Raportimit të incidenteve nga Armët e vogla
dhe të lehta.”, Financuar nga Departamenti Amerikan i
Shtetit nëpërmjet Fondit Ndërkombëtar të Mirëbesimit
(ITF) Slloveni, Shoqata Alb – Aid, AMAE
GJUHË TË HUAJA
2007 Diplomuar për Gjuhë Angleze, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Shqipëri.