Një tjetër vdekje shënohet në miniera, ku kësaj here një 52 vjeçar, i identifikuar si Angjelosh Shahini, ka humbur jetën pasi i ka shpërthyer mina. Sipas “News 24” ai ka gjetur vdekjen ndërsa ishte duke vendosur lëndën plasëse, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Klos.