Gjenden trupat e pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Që nga 3 tetori ata rezultonin të humbur bashkë me shtetasin Danjel Pepaj që mendohet se është personi i cili mund t’i ketë qëlluar dhe më pas ka fshehur trupat e është larguar në drejtim të paditur.
Burimet thanë se ata janë gjetur në një zonë malore të Vrithit të Malësisë së Madhe. Mëson se trupat e pa jetë janë gjetur pranë parcelës së kanabisit që mendohet se është bërë shkak për vrasjen e Kelment Pepaj dhe Vilson Çuatj. Trupat e tyre mësohet se janë gjetur në një distancë të largët nga njëri- tjetrit. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga burimet policore.