Një person është gjendur i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër. Personi ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit. Trupi është gjetur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Personi i gjetur i pajetë gjatë natës së mbrëmshme në Shkodër është Endri Mustafa. Ai është një person i njohur për policinë pasi ka predentë penalë. Shtetasi Endri Mustafa, i cili prej tre ditësh rezultonte i zhdukur.
Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.
Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.