Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e një stani. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kastrat në Malësi të Madhe.
Sipas policisë, 44-vjeçari dyshohet se është vetvarur ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISË
Malësi e Madhe
Në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, në një stan, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi G. N., 44 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.