Gjendet i pajetë një doganier i Doganës Qafë-Botë. Burimet bëjnë me dije se doganieri u gjet i pajetë në një hotel në Sarandë, në dhomën e tij. Personi i moshës rreth 63-vjeçare, i lindur në Derviçan dhe banues në Fier, ishte shpallur në kërkim prej katër ditësh.
Dyshohet se vd.ekja ka ardhur nga një atak kardiak, megjithatë do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë shkakun e saktë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ajo që dihet deri më tani është vetëm emri i doganierit, Janaq Rajdho.