Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në Vaun e Dejës. Sipas Policisë, dyshimet janë se shtetasi Vidan Bacaj, 52 vjeç është vetvarur, por pritet të bëhet ekspertiza e cila do zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi Vidan Bacaj, 52 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.