Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Tiranë. Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi te sheshi “Shqiponja”.
Policia bën me dije se i riu dyshohet të ketë humbur jetën aksidentalisht, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati ku punonte.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.