Gjykata e Apelit në Shkodër sapo ka dhënë masat për 4 të arrestuarit e 6 shtatorit gjatë një aksioni të RENEA në metropolin e Veriut. Apeli lë në fuqi masat e sigurisë të dhëna nga Shkalla e Parë. 30 ditë burg për Ilir Bajrin, Erogen Brajoviç dhe Emrah Plakun. Është lënë në fuqi arresti i shtëpisë për Astmer Bilalin.