Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës vendos masën arrest me burg për Erdgys Arrazin. 31- vjeçari, i akuzuar për shtyrje drejt vetëvrasjes, ka qendruar para “togave të zeza” rreth 1 orë.
Në fund të shqyrtimit të akteve nga prokuroria por edhe avokati mbrojtës Blerim Bazhdari, gjykata ka vendosur se Arrazi duhet të qendrojë në burg.
Lajmi ka ardhur në të njëjtën kohë me lajmin e gjetjes së trupit të pajetë të bashkëshortes Alma, e mbytur në lumin buna bashkë me tre fëmijët e saj.