Ndodh edhe kështu. Saimir Tahiri ka marrë një bonus të vogël në përballjen me prokurorinë. Bashkë me avokatin, ish- ministri i Brendshëm doli para “togave të zeza”, duke kërkuar që të vendoset një afat për kohëzgjatjen e hetimeve. Madje, në fund të seancës së ditës së sotme, vendimi duket se ka qenë në favor të tij.
Kështu, Gjykata për Krime të Rënda e pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahirit, duke i vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet. Një fitore kjo e vogël e Tahirit, i cili vazhdon të këmbëngulë në pafajësinë e tij lidhur me akuzat që i bëhen.