7 orë ka zgjatur mbrojtja e të arrestuarve, mes të cilëve është edhe botuesit dhe pronarit të UET-së Henri Çili para gjykatës së Përmetit. Seanca nisi në orën 12:00, ndërsa në 19:00 gjyqtari u tërhoq për të dhënë vendimin në orën 20:30. Gjykata ka liruar nga qelia botuesin Henri Çilin, duke e lënë në detyrim paraqitje.
Raportohet se gjyqtari i çështjes ka rrëzuar akuzat e prokurorit duke i konsideruar si të paligjshme. Çili dhe dy avokatët e tij paraqitën mbrojtjen në seancë ku theksohej se botuesi kishte një studio ligjore për ndërmjetësime, lobime dhe procese gjyqësore. Avokati Ardian Visha tha se dy akuzat për Çilin, mashtrim dhe ndikimi i paligjshëm tek një zyrtar i lartë i drejtësisë nuk mund të qëndronin bashkë sidomos kjo e dyta që nuk mund të ngrihej ndaj Çilit si pronar i një studioje ligjore.
Mësohet se janë liruar me detyrim paraqitje Henri Çili, Entlijon Kamberaj, Abaz Dani, Shpresa Gjoci, Kejsi Meco, Liko Jazi, Edmond Xaka,Kristina Bashi, Daniel Yzeiraj, Lisander Alikollari ndërsa Besnik Fishta dhe Ilir Korbi me arrest shtëpie.
Kurse arrest me burg Gjykata e Përmetit dha për Amarildo Aliko, Eraldjan Hodo, Xhevair Sejati, Neuland Miçi, Skënder Toska, Armando Hajdinaj, Sidi Ramaj, Erment Beqaraj, Askerd Malke, Elidon Alikollari, Ervin Çela, Antonio Hasa, Adriatik Brakaj, Aristidh Çoli, Klea Pëllumbi, Kladi Dervishi.
Kurse masa e arrestit biznesmenit Sait Fishta dhe Betim Shkupit do i komunikohet nesër në një seancë të dytë. /ShkodraWeb Media/