Gjykata e Krujës ka lëshuar ditën e djeshme urdhër-arrestin për djalin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep Rrajën. Rexhep Rraja është arrestuar ditën e sotme nga policia e Krujës, që e ka prangosur Rrajën duke e dërguar në komisariat. Mbi Rrajën rëndojnë dy akuza, dhunë dhe përndjekje. Djali i deputetit akuzohet se dhunoi Xhisiela Malokun.