Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasit:
Gj. A., 34 vjeç dhe E. D.(K) 33 vjeçe, të dy banues në Shkodër, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. N., banues në Lezhë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë në afërsi të ambienteve të Impiantit të Inerteve e Gurores në fshatin Mali Kolej, Velipojë, Shkodër, duke transportuar me një mjet fugonin, materiale të ndryshme hekuri të dyshuara të vjedhura pranë këtij impianti.
33-vjeçarja ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.