Vendi fqinj, Greqia, është tronditur para pak minutave nga një termet shumë i fortë. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, lëkundja ka qenë 5.2 ballë sipas shkallës Rihter.
Termeti është ndjerë një një grup ishujsh, në afërsi të Rodit, një arqipelag me 15 uishuj të mëdhenj dhe 150 më të vegjël, në juglindje të detit Egje dhe Mesdhe, pranë brigjeve të Antalias në Turqi.
Lëkundjet e termetit të fortë janë ndjerë në Greqi por edhe në Turqi, teksa deri në këto momente nuk ka informacione për dëme njerëzore apo materiale.
Thellësia e lëkundjes është regjistruar në 5 km, ndërsa në vijimësi pritet të ketë informacione të tjera lidhur me këtë termet të fortë.