Opinioni publik është tronditur pasditen e sotme, pasi një grua i ka dhënë fund jetës duke kryer vetëvrasje. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në lagjen Don Bosko, në Tiranë.
Mësohet se gruaja, emri dhe mosha e së cilës nuk është bërë ende i ditur, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e saj, por ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!