Një person është hedhur nga kati i katërt i një pallati në Shkodër dhe ka gjetur menjëherë vdekjen. Sipas informacioneve mësohet se viktima është Albin Hiluku, 57-vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër në afërsi të vendit të quajtur Sahati. Nuk dihen ende motivet e hedhjes nga pallati të 57-vjeçari, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.