Këtë sezon do të zhvillohet për herë të parë kompeticioni më i për klubet në Europë, Liga e Konferencës. Në të marrin pjesë edhe ekipet shqiptare, ndërsa sot, Laçi, Partizani dhe Vllaznia mësuan kundërshtarët.
Kurbinasit e nisin në shtëpi ndaj malazezëve të Podgoricës, e janë favorit për të kaluar më tej. Nga ana tjetër me fat edhe Partizani. Të kuqtë gjejnë përballë moldavëve të Sfintul Gheorghe, teksa të parën e luajnë në transfertë.
Në transfertë do të luajë edhe Vllaznia, e cila përballet me Shiroki Brijeg.
Kujtojmë se, ndeshjet e turit të parë janë programuar të zhvillohen më 8 dhe 15 korrik, ndërsa finalja e kompeticionit do të luhet në Air Albania.
Shorti:
Shiroki Brijeg-Vllaznia
Sfintul Gheorghe-Partizani
Shkupi-Llapi
Laçi-Podgorica