Një 60- vjeçare është ka humbur jetën këtë pasdite në plazhin e Durrësit pasi ishte futur për t’u larë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe Policia njofton se dyshimet e para janë se është mbýtur.
Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në lagjen Nr.13 për të hetuar shkaqet e vërteta. Ndërkohë në Durrës 60- vjeçarja është rasti i tretë në pesë ditët e fundit, pas dy të moshuarve nga Kosova në datat 3 dhe 6 korrik.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbýtur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.