Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, shtetasi Shpetim Dekovi, 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.