Gjermani Thomas Brdariç nuk është më trajneri i Vllaznisë. Lajmi është zyrtar nga klubi kuqeblu përmes një publikimi në faqen zyrtare në Facebook. Mesa duket, presidenti Alban Xhaferi nuk ka kapërdirë humbjen e fundit me Tiranën në “Loro Boriçi” duke ndërprerë marrëdhëniet me gjermanin.
Edhe në konferencën për shtyp me gazetarët shkodranë, Brdariç u pa mjaft i tensionuar, teksa braktisi atë pas pyetjeve nëse pankina e tij ishte lëkundur pas humbjes me Tiranën.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur ndërprerjen e marëdhënies me trajnerin Thomas Brdariç. Në vazhdimësi ekipi do të drejtohet nga traineri Elvis Plori.
Me këtë rast, falenderojmë trajnerin Brdariç për të gjithë kontributin e dhënë dhe i urojmë suksese ne karrierën e tij!