Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Kultivimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
Kastriot Gega, 49 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.