75 deputetë kanë miratuar kërkesën e SPAK, duke i hequr imunitetin Sali Berishës dhe duke i hapur rrugën arrestimit të tij të mundshëm. Seanca ka zgjatur pak minuta, ndërsa deputetët e PD- së kanë qendruar në këmbë ndërsa bëhej votimi.
Kryetarja e Kuvendit Nikolla ka ftuar Berishën, i pranishëm në sallë të marrë fjalën por ai ka refuzuar. Nuk është lexuar as raporti i Komisionit të Mandateve, për të kaluar menjëherë në votim.
75 deputetë të mazhorancës kanë votuar pro në një votim të hapur. Kështu, i hapet rruga për arrestimin e Berishës nga SPAK, i cili duhet ti drejtohet GJKKO- së për ndryshimin e masës së sigurisë për ish- kryeministrin.