Fatmir Kolecaj i ka dhënë fund jetës pasi vr.a.u ish- bashkëshorten e tij Esmeralda Filopatin si dhe vëllain e saj Vledison Filopati në Kodër- Rrëshen të Mirditës.
Mbrëmjen e 25 shkurtit Kolecaj i bëri pritë Esmeralda Filopatit e cila po kthehej nga puna bashkë me vëllain e saj Vledisonin duke i që.ll.uar me ar.m.ë dhe duke u larguar në drejtim të paditur.
Fatmir Kolecaj dhe Esmeralda Filopati kishin tre fëmijë bashkë por 47- vjeçari e dh.u.nonte gruan derisa në 2017 u dënua me 10 muaj burg për dh.u.në në familje dhe ar.m.ëmbajtje pa leje.
Më pas Esmeralda Filopati kishte urdhër- mbrojtje por shpesh Fatmir Kolecaj e kishte thyer dhe kishin pasur edhe konflikte me njëri- tjetrin.
NJOFTIMI I POLICISË
Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vr.a.rë me ar.m.ë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbas ditës është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.
Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.
Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është pl.a.gosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.
Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte ar.m.ën dhe ti dorëzohej Policisë.
Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka vr.a.rë veten me ar.m.ë zjarri. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.